Katër persona largohen nga shtëpia e sigurt në Gjakovë, dy gjenden nga policia

Kronikë

Katër persona largohen nga shtëpia e sigurt në Gjakovë, dy gjenden nga policia

Më: 13 maj 2026 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Nga shtëpia e sigurt në Gjakovë është raportuar largimi i katër personave.

Sipas raportit policor, të martën rreth orës 08:00, nga kjo shtëpi janë larguar dy femra dhe dy meshkuj kosovarë, ndërsa për një periudhë nuk dihej vendndodhja e tyre.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe kërkimore nga policia, dy prej personave janë gjetur dhe janë kthyer në shtëpinë e sigurt, ndërsa kërkimet po vazhdojnë edhe për dy personat e tjerë.

“Gjakovë / 12.05.2026 – 08:00. Nga shtëpia e sigurt është raportuar se dy femra dhe dy meshkuj kosovarë janë larguar dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Pas veprimeve policore dy persona janë gjetur dhe kthyer në shtëpi, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për dy personat tjerë. Rasti është duke u hetuar”, thotë PK-ja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat