Një person është arrestuar në fshatin Shahiq të Kamenicës, nën dyshimin për transport të kundërligjshëm të druve.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është zbuluar më 13 maj 2026 gjatë patrullimit të zyrtarëve policorë, të cilët kanë ndaluar një kamion të drejtuar nga një mashkull kosovar. Kamioni ishte i ngarkuar me dru, për të cilat dyshohet se po transportoheshin nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.
Gjatë verifikimit të dokumentacionit përcjellës, policia dyshon se zyrtari i Agjencisë së Pyjeve në mënyrë të kundërligjshme ka bërë damkosjen e druve dhe ka lëshuar fletëpërcjelljen.
Me vendim të prokurorit,drutë janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Fsh. Shahiq, Kamenicë 13.05.2026-NN. Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar kamionin drejtuar nga një mashkull kosovar, të ngarkuara me dru-dyshohet se transportonte nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. Gjatë verifikimit e dokumentacionit përcjellës, dyshohet se zyrtari i Agjencisë së Pyjeve në mënyrë të kundërligjshme ka bërë damkosjen e druve dhe lëshimin e fletë përcjelljes. Me vendim të prokurorit drutë i janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”.