Aksident trafiku në Pejë, fëmija i lënduar dërgohet në QKUK

Kronikë

Aksident trafiku në Pejë, fëmija i lënduar dërgohet në QKUK

Më: 14 maj 2026 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Në Pejë ka ndodhur një aksident trafiku ku është lënduar një fëmijë. Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë.

Ai ka thënë se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor (fëmijë), i cili si pasojë ka pësuar lëndime.

“Sot rreth orës 18:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen ' Jeton Dedushaj' në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor ( fëmijë).

Si pasojë e aksidentit fëmiu ka pësuar lendime trupore dhe i njejti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor, për shkak të natyrës së lendimeve fëmiu dërgohet në QKUK-Prishtinë”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat