Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronikë

Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Më: 15 maj 2026 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.

Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Reçanë, dje rreth orës 00:50.

Policia njofton se i dyshuari mashkull kosovar është identifikuar përmes një video-incizimi, ku shihet duke shtënë me armë në një aheng.

Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz.

Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Recane, Prizren 14.05.2026 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti është parë në një video-incizim duke shtënë me armë në një aheng. Nga i dyshuari është sekuestrua një pistoletë me gaz. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat