Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor.
Si pasojë e këtij aksidenti, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në spital.
Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
I cili bëri të ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.