Arrestohet një 23-vjeçar në Skenderaj për posedim të substancave narkotike

Kronikë

Arrestohet një 23-vjeçar në Skenderaj për posedim të substancave narkotike

Më: 17 maj 2026 Në ora: 21:39
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një 23-vjeçar në Skenderaj për posedim të substancave narkotike.

Në komunikatën e Policisë është bërë e ditur se në veturën e të arrestuarit në cilin ndodheshin edhe dy persona të tjerë janë gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 0.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila do të procedohet në cilësinë e provës materiale.

Personat janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit të tyre dhe procedurave të nevojshme, ndaj të dyshuarit mashkull, 23-vjeçar, është iniciuar rasti penal “Posedim i substancave narkotike”.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat