Sulmoi dy zyrtarë policorë, arrestohet prizrenasja

Kronikë

Sulmoi dy zyrtarë policorë, arrestohet prizrenasja

Më: 18 maj 2026 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Një grua është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në një market afër një pompe derivatesh.

Sipas raportit policor, e dyshuara kishte fyer një zyrtar policor dhe më pas e kishte goditur atë me shqelm, derisa ai ishte duke hyrë në market.

Gjatë arrestimit, e dyshuara ka shfaqur rezistencë aktive, me ç’rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.

“Të dyshuarës i është dhënë trajtim mjekësor në stacion policor, kurse zyrtarët policorë kanë marr tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 24 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat