Thyejnë xhamin dhe i vunë zjarrin, digjet një lokal në Prizren

Kronikë

Thyejnë xhamin dhe i vunë zjarrin, digjet një lokal në Prizren

Më: 18 maj 2026 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur.

Sipas raportit policor, ankuesi ka deklaruar se fillimisht autorët në ditën e djeshme kanë dëmtuar dhe thyer xhamin e lokalit, e më pas i kanë vënë zjarrin objektit.

Si pasojë e incidentit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa ende nuk dihet vlera e saktë e tyre.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një çekan në cilësi të provave materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se rasti ende është duke u hetuar nga organet kompetente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat