Vdes një 60-vjeçar në një aksident trafiku në Koshare të Ferizajt

Kronikë

Vdes një 60-vjeçar në një aksident trafiku në Koshare të Ferizajt

Më: 18 maj 2026 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Koshare të Ferizajt.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli konfirmoi se në aksident ishin përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 12:15 kemi pranuar informatën se në fshatin Koshare të Ferizajt ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, mashkull, i moshës 60 vjeç , vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor Per informata shtesë do të njoftoheni me raport vijues”, tha Veseli. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat