Një person ka vdekur derisa po trajtohej si pasojë e lëndimeve që kishte marrë në një aksident trafiku në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, aksidenti kishte ndodhur më 7 maj të këtij viti.
“Rr. Nacionale Mitrovicë – Prishtinë, fshati Smrekonicë, Vushtrri 07.05.2026 – 00:20.Sot me datën 18.05.2026 rreth orës 23:30 derisa ka qenë në tretman mjekësor viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Trupi i pajetë iu lirohet familjarëve për ceremoni të varrimit”, njofton Policia.