Dërgohet pa shenja jete një foshnje në QMF e Prezhullës, rasti në hetim

Kronikë

Dërgohet pa shenja jete një foshnje në QMF e Prezhullës, rasti në hetim

Më: 20 maj 2026 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodhur të martën në Plemetin të Obiliqit.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se një foshnje është dërguar pa shenje jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Preluzhë të Vushtrrisë.

Rasti ka ndodhur në ora 08:25.

“Plemetin, Obiliq 19.05.2026, 08:25. Është raportuar se në QMF, Prelluzhë është sjellë pa shenja jete viktima f/k, foshnje, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat