Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën, rreth orës 18:20, hetuesit e Stacionit Policor në Shtime kanë ndaluar një person të kërkuar me urdhër të gjykatës.
Sipas policisë, bëhet fjalë për F.Xh., 30 vjeç, i cili ishte në kërkim në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Pas ndalimit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej katër muaj e gjysmë.
Njoftimi:
Më datën 20.05.2026, rreth orës 18:20, nga hetuesit e stacionit policor në Shtime është ndaluar personi F. Xh ( 30 vjeç) , i cili ishte në kërkim në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Pas ndalimit, personi është dërguar në vuajtje të dënimit prej katër muaj e gjysmë, për veprën penale "Vjedhje".