Katër të lënduar në një aksident në Koshtovë

Kronikë

Katër të lënduar në një aksident në Koshtovë

Më: 21 maj 2026 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Dy automjete janë përfshirë në një aksident në Koshtovë të Mitrovicës, ku lëndime kanë pësuar katër persona.

Në njoftimin e policisë thuhet se njëra njëra veturë ishte me targa vendore dhe tjetra me targa të Serbisë, ndërkaq dy nga të lënduar janë duke u trajtuar në Spitalin rajonal të Mitrovicës së Jugut dhe dy në Mitrovicë të Veriut.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të Serbisë.

Si pasoj lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Dy janë duke u trajtuar në Spitalin rajonal Mitrovicë Jug dhe dy  në  Mitrovicë Veri. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat