Jarinje: Burri prezanton rrejshëm polisën e kombit me targa të huaja, ndalohet

Kronikë

Jarinje: Burri prezanton rrejshëm polisën e kombit me targa të huaja, ndalohet

Më: 21 maj 2026 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Një rast i falsifikimit të dokumenteve është regjistruar në pikëkalimin kufitar Jarinje.

Policia ka bërë të ditur se një burrë, gjatë kontrollimit të dokumenteve në hyrje të Kosovës, dyshohet se ka prezantuar rrejshëm Polisën e sigurimit të automjetit (kombit me targa  të huaja).

“SPK-Jarinje / 20.05.2026-07:10.

Gjatë kontrollimit të dokumenteve në hyrje të Republikës së Kosovës, i dyshuari m/k ka prezantuar Polisën e sigurimit të automjetit – kombit me targa të huaja,  që dyshohet te jetë e falsifikuar. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat