Babai rrah vajzën në Malishevë, i bastiset shtëpia

Kronikë

Babai rrah vajzën në Malishevë, i bastiset shtëpia

Më: 21 maj 2026 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Malishevë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.

Policia ka njoftuar se është kryer bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe një fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën f/k vajzën e tij. Me vendim të prokurorit është kryer bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe një fishekë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat