Në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, gjatë një kontrolli trupor ndaj një të dyshuari mashkull kosovar, policia ka gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë rreth 5 gramë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Raporti i plote:
Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë / 24.05.2026 - 14:10. Gjatë kontrollit në trup te i dyshuari mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë prej 5 gramë.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.