Një rast i lëndimit të lehtë trupor është raportuar në Vushtrri.
Sipas Policisë së Kosovës, një viktimë femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë nga një person i dyshuar mashkull kosovar.
I dyshuari është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.
Raporti:
Vushtrri / 24.05.2026 - 06:00. Viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.