Vjedhje në Gjakovë - grabiten para, telefona dhe stoli ari

Kronikë

Vjedhje në Gjakovë - grabiten para, telefona dhe stoli ari

Më: 25 maj 2026 Në ora: 08:55
Ilustrim

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në rrugën “Gjergj Fishta” në Gjakovë dje rreth orës 16:00.

Sipas Policisë së Kosovës, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e një viktime mashkull kosovar dhe kanë vjedhur para të gatshme, orë dore, një zinxhir, telefon mobil, portofol, letërnjoftim dhe sende të tjera personale.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Raporti: 

Rr. Gjergj Fishta, Gjakovë / 24.05.2026 – 16:00. Është raportuar se persona të panjohur brenda shtëpisë së viktimës mashkull kosovar kanë vjedhur para të gatshme, orë dore, zinxhir, një telefon mobil, portofol, letërnjoftim, etj. Rasti është duke u hetuar.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat