Vdes një person në një aksident mes veturës dhe autobusit në Rahovec

Kronikë

Vdes një person në një aksident mes veturës dhe autobusit në Rahovec

Më: 27 maj 2026 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Mrasor të Rahovecit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një autobus.

“Fsh. Mrasor, Rahovec / 26.05.2026 – 14:00. Dyshohet se si pasojë e plagëve të pësuara nga një aksident trafiku që ka ndodhur midis një veture dhe një autobusi, një mashkull kosovar ka vdekur.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat