Goditet nga automjeti një burrë në Prizren, dërgohet në QKUK

Kronikë

Goditet nga automjeti një burrë në Prizren, dërgohet në QKUK

Më: 28 maj 2026 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Një grua dyshohet se ka goditur me automjet një burrë pasditen e djeshme në Prizren.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se, si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.

“Është raportuar se e dyshuara femër kosovare (drejtuese e mjetit) me automjetin e saj ka goditur viktimën mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë”, thotë PK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat