Arrestimi i të dyshuarit për vrasjen e ‘Radullës’, policia jep detaje

Kronikë

Arrestimi i të dyshuarit për vrasjen e ‘Radullës’, policia jep detaje

Më: 28 maj 2026 Në ora: 19:46
Arkiv

Më herët u raportua se është arrestuar, Arblind Pireva, i dyshuar për vrasjen e Agro Hajdarit, i njohur me nofkën ‘Radulla’ mbrëmë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Policia përmes një njoftimi ka dhënë detaje rreth arrestimit të Pirevës.

Në njoftimin e Policisë thuhet se Drejtoria Rajonale në Prishtinë ka ndërmarrë veprime intensive për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari kriminale, si dhe për dokumentimin e rasteve dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.

“Si rezultat i këtyre angazhimeve, nga njësiti i hetimeve të përgjithshme është siguruar prezenca e personit të dyshuar A.P., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, i dyshuari ishte në kërkim lidhur me rastin e vrasjes që ndodhi mbrëmë në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat