Publikoi fotografi me një thikë në ambientet e shkollës, arrestohet i mituri në Gjakovë

Kronikë

Publikoi fotografi me një thikë në ambientet e shkollës, arrestohet i mituri në Gjakovë

Më: 30 maj 2026 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Një i mitur është arrestuar pasi kishte publikuar në rrjete sociale një fotografi me një thikë në ambientet e shkollës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:26, në Gjakovë.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është sjellë në stacion dhe në prezencë të prindit e ka dorëzuar një thikë.

"Gjakovë 29.05.2026 – 12:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), për shkak se në rrjete sociale, kishte publikuar fotografi me një thikë në ambientet e shkollës. I dyshuari është sjellë në stacion dhe në prezencë të prindit e ka dorëzuar një thikë. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt", thuhet në raport.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat