Babai rrah djalin dhe vajzën në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Kronikë

Babai rrah djalin dhe vajzën në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Më: 30 maj 2026 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht vajzën dhe djalin e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 07:00, ndërsa arrestimi i tij është bërë të premten.

Siç thuhet në raport, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

"Prishtinë 28.05.2026 – 07:00. Me 29.05.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i kishte sulmuar fizikisht vajzën dhe djalin e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në raport.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat