Më 31.05.2026, rreth orës 20:00 në Shtime, është raportuar se gjatë një ahengu familjar kanë ndodhur të shtëna me armë zjarri.
Lidhur me rastin, policia ka kontaktuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ka pranuar se ka shtënë me armë.
Ai ka dorëzuar një pistoletë me gas pa fishekë.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar dhe vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS
Shtime 31.05.2026 – 20:00. Është raportuar se në një aheng familjar ka pasur të shtëna me armë zjarri. Lidhur me rastin është kontaktuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka pranuar se ka shtënë me armë dhe ka dorëzuar armën pistoletë me gas pa fishekë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt