Arrestohet një person në Pejë për manipulim me prova dhe armëmbajtje pa leje

Kronikë

Arrestohet një person në Pejë për manipulim me prova dhe armëmbajtje pa leje

Më: 1 qershor 2026 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Manipulim me prova” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, më 29 prill 2026, rreth orës 12:05, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë është njoftuar për një rast lëndimi në një gurthyes në fshatin Gllaviçicë të Pejës.

Viktima ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku mjeku kujdestar konstatoi se ai kishte arritur pa shenja jete.

Policia ka reaguar menjëherë duke kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti fillimisht është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Pas hetimeve intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime-DRP-Pejё, sot me datёn 01.06.2026, ёshtё intervistuar nё prezencёn e avokatit mbrojtёs i dyshuari pёr veprat penale tё lartcekura”, thuhet në njoftim.

Gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar edhe një armë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat