Në vendin tonë gjatë 24-të orëve të fundit janë shënuar pesë raste të vjedhejve të rënda.
Sipas raportit 24-të orësh rastet janë raportuar në Prishtinë( katër raste) dhe një rast në Ferizaj.
Rastet e raportuara:
Prishtinë/ 01.06.2026 – 00:27. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë, nën dyshimin se kishin kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër po ashtu shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Prishtinë / 30.05.2026 – NN. Raportohet se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në një objekt ku kane vjedhur arkën me të holla. Pas veprimeve hetimore është arrit të identifikohen dhe të arrestohen tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Prishtinë / 01.06.2026 – 22:04. Viktima mashkull kosovarka raportuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në banesën e tij dhe kanë vjedhur stoli ari me vlerë të konsiderueshme. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.
Prishtinë / 29.05.2026 – 12:45. Pas veprimeve hetimore lidhur me rastin janë identifikuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilën kishin kryer veprën në fjalë, ndërsa me urdhër të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.
Ferizaj / 01.06.2026 – 02:52. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur duke përdorur forcën kanë depërtuar në objektin e tij dhe nga aty kanë vjedhur kasafortën me para të gatshme në vlerë të konsiderueshme, një pistoletë për të cilën kishte leje valide dhe dokumente të firmës. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore.