Arrestohen tre të dyshuar për grabitjen e një të mituri në Gjakovë

Kronikë

Arrestohen tre të dyshuar për grabitjen e një të mituri në Gjakovë

Më: 2 qershor 2026 Në ora: 17:46
Fotoilustrim

Më datë 01.06.2026, rreth orës 18:50, në qytetin e Gjakovës është raportuar një rast grabitjeje, ku një i mitur, mashkull kosovar, dyshohet se, pas një përleshjeje fizike, është sulmuar me një mjet të mprehtë (thikë) nga tre persona të dyshuar, po ashtu meshkuj. Sipas informacioneve, pas sulmit, viktimës i është marrë edhe një shumë parash.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitë relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative dhe hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit, si dhe identifikimit dhe lokalizimit të personave të përfshirë.

Si rezultat i punës intensive hetimore dhe veprimeve të shpejta policore, Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë, më datë 02.06.2026, ka arritur të identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë të tre personat e dyshuar, përkatësisht dy meshkuj të mitur dhe një mashkull të moshës madhore. Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar për sqarimin e plotë të të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat