Një person ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Kjo pasi dyshohet se është sulmuar nga një grua në Leposaviq.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 2 qershor rreth orës 17:00. Viktima, mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte në shoqërinë e dy miqve të tij, është sulmuar nga e dyshuara femër.
Pas trajtimit mjekësor të viktimës dhe konsultimit me prokurorin kompetent, e dyshuara është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.