Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Kronikë

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Më: 4 qershor 2026 Në ora: 21:19
Fotoilustrim

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin e një personi.

Sipas Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për motoçiklistin, i cili ka pësuar lëndime trupore si pasojë e përplasjes.

Kështu ka deklaruar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore, të cilët i kanë ofruar ndihmën e parë të lënduarit. Hetimet lidhur me rrethanat e aksidentit janë duke vazhduar nga autoritetet kompetente”, tha Bytyqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat