Konflikti në trafik eskalon në dhunë, një person bëhet për spital

Kronikë

Konflikti në trafik eskalon në dhunë, një person bëhet për spital

Më: 6 qershor 2026 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një sulmi fizik që ndodhi të premten në rrugën “Isa Boletini” në Mitrovicë të Veriut.

Policia njofton se si pasojë e sulmit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës së Jugut.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet përkatëse”, thotë policia në raportin 24-orësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat