Vetaksident i rëndë në dalje të Fushë-Kosovës

Kronikë

Vetaksident i rëndë në dalje të Fushë-Kosovës

Më: 6 qershor 2026 Në ora: 19:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Një veturë është përplasur me anësoret e autostradës, në kryqëzimin ndërmjet Fushë-Kosovës dhe Lipjanit.

Jo-zyrtarisht bëhet e ditur se nga aksidenti janë lënduar 6 persona, në mesin e të cilëve 3 ishin fëmijë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe ato mjekësore, që u morën me rastin.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat