56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 2136 gjoba

Kronikë

56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 2136 gjoba

Më: 9 qershor 2026 Në ora: 10:01
Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar asnjë aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 21 aksidente me të lënduar dhe 35 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2136 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 18 persona, 12 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat