Dy persona janë arrestuar lidhur me therjen me thikë në Gjilan, ku njëri prej tyre është edhe viktima.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani tha për Klankosova.tv se deri te rasti dyshohet se erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje ndërmjet dy të arrestuarve, ku njëri prej tyre dyshohet se ka sulmuar tjetrin me thikë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal në Gjilan, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
“Me datën 09.06.2026 rreth orës 10:10 zyrtar policor të Stacionit Policor në Gjilan në rrugën ,,Mulla Idrizi’’ në qytetin e Gjilanit kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar me dyshimin se të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje në mes vete, njëri prej tyre dyshohet se ka sulmuar tjetrin me një mjet të mprehtë, duke i shkaktuar trupore”, tha Osmani.