Fushë Kosovë: Kanoset një grua përmes rrjeteve sociale, dërgohet në strehimore

Kronikë

Fushë Kosovë: Kanoset një grua përmes rrjeteve sociale, dërgohet në strehimore

Më: 14 qershor 2026 Në ora: 10:14
Fotoilustrim

Një grua, e cila ishte nën urdhër mbrojtës, është kanosur nga një burrë pasditen e djeshme në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur përmes rrjeteve sociale.

Ndërsa viktima, së bashku me fëmijët e saj, është dërguar në strehimore për siguri.

“Rasti është në procedurë hetimore”, ka bërë të ditur Policia. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat