Kanos një person, shoku i tij pengon policinë në kryerjen e detyrës

Kronikë

Kanos një person, shoku i tij pengon policinë në kryerjen e detyrës

Më: 15 qershor 2026 Në ora: 08:47
Ilustrim

Një person dyshohet se ka kanosur një qytetar pas një mosmarrëveshjeje të ndodhur të shtunën në Prishtinë.

Sipas Policisë, gjatë patrullimit zyrtarët policorë kanë hasur të dyshuarin, i cili shoqërohej nga një person tjetër.

Ky i fundit dyshohet se ka penguar dy zyrtarë policorë në kryerjen e detyrës së tyre zyrtare.

Për rastin janë njoftuar institucionet kompetente, të cilat do të merren me trajtimin e mëtejmë të rastit.

Ngjarja ka ndodhur më 14 qershor 2026 rreth orës 17:30 në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat