Tre shtetasve serbë u konfiskohet marihuanë dhe pajisje për bluarjen e narkotikëve

Kronikë

Tre shtetasve serbë u konfiskohet marihuanë dhe pajisje për bluarjen e narkotikëve

Më: 15 qershor 2026 Në ora: 09:45
Ilustrim

Policia Kufitare ka konfiskuar substanca të dyshuara narkotike dhe pajisje për përpunimin e tyre në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Tre shtetasve serbë u konfiskohet marihuanë dhe pajisje për bluarjen e narkotikëve.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë, në të cilin ndodheshin tre shtetas serbë, policia ka gjetur dy mullinj për bluarjen e substancave narkotike dhe një gram substancë të dyshuar marihuanë.

Pas intervistimit të një të dyshuari dhe dy dëshmitarëve, prokurori ka urdhëruar lirimin e tyre në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat