Posta mbrapa teatrit në Prishtinë cak i hajnave, policia rrethon objektin

Kronikë

Posta mbrapa teatrit në Prishtinë cak i hajnave, policia rrethon objektin

Më: 15 qershor 2026 Në ora: 21:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë orës së pasditës së sotme, cak i hajnave ka qenë një objekt i Postës së Kosovës.

Burimet e medias ka mësuar se disa persona kanë tentuar që të vjedhin Postën, mbrapa teatrit në Prishtinë.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar, apo nëse kanë arritur objektivin të dyshuarit.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po meren me rastin.

IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat