Detaje të reja: Ky është personi që u plagos mbrëmë në Prishtinë

Kronikë

Detaje të reja: Ky është personi që u plagos mbrëmë në Prishtinë

Më: 17 qershor 2026 Në ora: 08:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e mbrëmshme në rrugën “Feriz Guri” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana tha se një person ka mbetur i plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Megjithatë, policia nuk bëri të ditur nëse ndonjë i dyshuar është arrestuar.

“Mbrëmë rreth orës 23:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Feriz Guri’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend është i lënduar një person, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore”, thuhet në konfirmim.

Media ka mësuar se i plagosur ka mbetur Sh.Kastrati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat