Një person është arrestuar nën dyshimin se kishte ngacmuar një vajzë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 13 qershor në Shtime dhe u iniciua si “Ngacmim”.
“Shtime 13.06.2026-13:00. Viktima femër kosovar, kishte njoftuar se ishte ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar.
Me datë 16.06.2026, njësiti i hetimeve ka arrit që ta arrestojë të dyshuarin dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton Policia.