​Arrestohet 57 vjeçari i kërkuar për sulm seksual

Kronikë

​Arrestohet 57 vjeçari i kërkuar për sulm seksual

Më: 20 qershor 2026 Në ora: 08:33
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar nga organet e drejtësisë.

Ai ishte dënuar me pesë vjet burgim për veprën penale “Sulm seksual”.

Sipas policisë, më 19 qershor 2026, rreth orës 17:10, është pranuar një informacion se personi i kërkuar ishte parë në rrugën “Jalldezë Krasniqi” në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit.

Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë dalë në terren, ku kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë M.B., 57 vjeç, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër nga gjykata për vuajtjen e dënimit me burg.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme në stacionin policor në Han të Elezit, i arrestuari është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat