Ngacmim përmes rrjeteve sociale në Prishtinë, identifikohet i dyshuari

Kronikë

Ngacmim përmes rrjeteve sociale në Prishtinë, identifikohet i dyshuari

Nga: Bota sot Më: 20 qershor 2026 Në ora: 08:53
Ilustrim

Një qytetar ka raportuar në polici se në vazhdimësi ka pranuar mesazhe fyese, ofenduese dhe kërcënuese nga një profil në rrjetin social Facebook.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 16 qershor 2026, rreth orës 14:00, në Prishtinë.

Pas ndërmarrjes së hetimeve preliminare, njësiti policor ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar, një mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar nga organet e rendit, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Ngacmim” dhe mbetet në trajtim nga autoritetet kompetente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat