Aksident mes tri automjeteve në rrugën Pejë–Rugovë, një i lënduar

Kronikë

Aksident mes tri automjeteve në rrugën Pejë–Rugovë, një i lënduar

Më: 22 qershor 2026 Në ora: 15:53
Fotoilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin e tetë, ku janë përfshirë tri automjete.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova, i cili tha se si pasojë e aksidentit ka pasur persona të lënduar.

“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në spital”, ka deklaruar Rugova.

Rugova shtoi se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat