Përfshihet nga zjarri një automjet në Duhël të Suharekës

Kronikë

Përfshihet nga zjarri një automjet në Duhël të Suharekës

Më: 23 qershor 2026 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Një automjet në Duhël të Suharekës është përfshirë nga zjarri derisa ishte në lëvizje.

Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se nuk raportohet për të lënduar.

“Sonte, rreth orës 21:16, është raportuar se në fshatin Duhël, Suharekë, një automjet, derisa ishte në lëvizje, papritmas është përfshirë nga zjarri”.

“Njësitet e Policisë dhe Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku zjarri është lokalizuar dhe shuar. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale në automjet, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në konfirmim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat