Vetaksident në Llozicë të Malishevës, një i lënduar

Kronikë

Vetaksident në Llozicë të Malishevës, një i lënduar

Më: 24 qershor 2026 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Një vetaksident trafiku ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Llozicë të Malishevës, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësja rajonale e Policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi.

“Rreth orës 14:40 është raportuar një vetaksident në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë. Si pasojë, një person ka marrë trajtim mjekësor”, deklaroi Krasniqi.

Sipas saj, njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Shkaqet që çuan deri te aksidenti mbeten ende të panjohura.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat