Gruaja përfundon në emergjencë pas sulmit nga burri i saj, arrestohet 41 vjeçari

Kronikë

Gruaja përfundon në emergjencë pas sulmit nga burri i saj, arrestohet 41 vjeçari

Më: 25 qershor 2026 Në ora: 09:08
Fotoilustrim

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për lëndim trupor pas një rasti të raportuar të dhunës në familje.

Sipas Policisë, më 24 qershor 2026, rreth orës 23:45, Stacioni Policor në Ferizaj ka pranuar informacion për një incident të dhunës në familje.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar se pas një mosmarrëveshjeje, një grua dyshohet se është sulmuar nga bashkëshorti i saj. I dyshuari ishte larguar nga banesa para arritjes së policisë.

Viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor.

Më vonë, policia ka arrestuar të dyshuarin. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim trupor”, ndërsa i dyshuari, 41 vjeç, është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin po zhvillohen nga Njësia e Hetimeve për Dhunë në Familje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat