Bie papritmas në tokë, Emergjenca konstaton vdekjen e një gruaje në Lipjan

Kronikë

Bie papritmas në tokë, Emergjenca konstaton vdekjen e një gruaje në Lipjan

Më: 26 qershor 2026 Në ora: 09:30
Fotoilustrim

Një grua në Lipjan ka raportuar në polici se në rrethana të panjohura, një grua tjetër ka rënë papritmas në tokë.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se ekipi emergjent ka dalur në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e gruas.

“Dëshmitarja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare në rrethana të pa njohura pa pritur është shtrirë në tokë. Ekipi emergjent kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat