Rrokullisja e kamionit shkaktoi kolona të gjata në autostradë

Kronikë

Rrokullisja e kamionit shkaktoi kolona të gjata në autostradë

Më: 26 qershor 2026 Në ora: 13:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në autostradën "Ibrahim Rugova" është shkaktuar ngarkesë në trafik si pasojë e një aksidenti ku u rrokullis një kamion.

Si rrjedhojë e rrokullisjes së kamionit, në autostradë u krijuan kolona të gjata automjetesh, ndërsa në vendin e ngjarjes dolën policia dhe ekipet përkatëse.

Për shkak të këtij aksidenti, qarkullimi po zhvillohet në mënyrë të kontrolluar, ndërsa nga shoferët kërkohet të kenë kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e policisë.

Lidhur me këtë rast policia i ka nisur hetimet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat