Zjarri në ndërtesën në Prishtinë, ekipi i zjarrfikësve arrin të largohet kulmi ku ishte bllokuar
Një ekip i zjarrfikësve ka arritur të largohet nga kulmi ku edhe ishin të bllokuar nga flakët.
Derisa shuarja e ndërtesave po vazhdon. Nga aty është larguar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Ai nuk ka dashur të flas për KosovaPress.
Në ndërtesën e cila ndodhet në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë po digjen dy banesa. Si pasojë e zjarrit janë lënduar tre persona, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë.
Digjet banesa në Prishtinë, tre persona pranojnë trajtim mjekësor
Një banesë në Prishtinë është kapluar nga zjarri.
Banesa në Parkun e Qytetit në kryeqytet është kapluar nga flakët në orët e para të mëngjesit.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës e ka konfirmuar rastin.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë banimi në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona janë trajtuar nga ekipet mjekësore”.
Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Prishtinë
Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në katin e sipërm të një ndërtese banimi në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Në pamjet e publikuara nga media, shihet flaka duke dalë përmes kulmit të objektit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, ekipet e zjarrfikësve dhe ato të emergjencës mjekësore.
Policia ka bllokuar qarkullimin në afërsi të objektit dhe ka vendosur shiritat e sigurisë rreth perimetrit të zonës së prekur.