Sekuestrohet një armë zjarri pas të shtënave në Jezerc të Ferizajt

Kronikë

Sekuestrohet një armë zjarri pas të shtënave në Jezerc të Ferizajt

Më: 29 qershor 2026 Në ora: 08:51
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 28 qershor 2026, rreth orës 20:00, në stacionin e Ferizajt është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Jezerc, në vendin e quajtur “Livadhet e Kishës”.

Menjëherë pas njoftimit, hetuesit së bashku me Njësinë Reaguese kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur të dyshuarin F.R. (23 vjeç).

Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë që ai e posedonte me leje.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale përkatëse lidhur me armëmbajtjen dhe përdorimin e armës.

Pas procedurave, ai është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

"Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me autorizim të tij është intervistuar i dyshuari dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve' dhe 'Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm' dhe është liruar në procedurë të rregullt hetimore", thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat