Policia gjen kallash në veturën e një personi në Drenas

Kronikë

Policia gjen kallash në veturën e një personi në Drenas

Më: 29 qershor 2026 Në ora: 09:27
Fotoilustrim

Policia ka bërë të ditur se një person në Drenas është vetaksidentuar dhe gjatë intervenimit në aksident, policia ka gjetur një kallash brenda veturës.

Në njoftimin e policisë thuhet se arma me fishekë është konfiskuar dhe i dyshuari është intervistuar.

“I dyshuari mashkull kosovar ishte vetë aksidentuar, dhe policia gjatë intervenimit në aksident, ka hasur në një armë zjarri AK-47 me 20 fishekë të cilën i dyshuari e kishte brenda veturës.

Arma me fishekë është konfiskuar, dhe i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat